Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Kishat katolike në Shqipëri mbajnë meshat e lutjes për Atin e Shenjtë
👁9599
Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë dhe në të gjithë kishat në vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij. Ndërkohë në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit ka nisur një meshë dedikuar Papa Françeskut, e cila drejtohet nga kreu i kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj. Meshat e lutjes në nder të Papës po mbahen edhe në qytete të tjera të vendit. Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë...