Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/ Presidentja Osmani shpreh mesazh ngushëllimi: Përfaqësoi Kosovën me…

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës/ Presidentja Osmani shpreh mesazh ngushëllimi: Përfaqësoi Kosovën me…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Bukoshi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit në mërgim, Bujar Bukoshi. Osmani e ka cilësuar Bukoshin si një personalitet të shquar, të përkushtuar dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në kohët vendimtare për Kosovën. “E dashur familje Bukoshi, me shumë trishtim mora lajmin për vdekjen e Bujar Bukoshit – një mjek vizionar dhe një udhëheqës i rrallë që e ka shërbyer popullin me përkushtim të pashoq. Si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme në ekzil, ai dha një kontribut të madh në forcimin e përpjekjeve për një Kosovë...
Burimi: Sot.com.al