Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishajt, këngëtarja Elsa Lila prek me fjalët: Daja im…
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të avokatit të njohur Saimir Vishaj, duke zbuluar se ai ishte daja i saj. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka ndarë një mesazh prekës për humbjen e familjarit. “Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, daja Saimir!”, shkruan Lila. Saimir Vishaj ndërroi jetë ditën e sotme, pasi prej së dielës ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës. Avokati ishte rrëzuar nga shkallët në banesën e tij, ndërsa gjendja shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së djeshme. Mjekët e kishin vendosur në intubim, por pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, ai nuk arriti të mbijetonte. Kjo ishte hera e dytë që Vishaj përballej me një gjendje të rëndë...
Burimi:
ntv.al