Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
👁5716
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes së befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i shpreh ngushëllime bashkëshortes, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët. “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama. Kujtojmë se Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare. Mësohet se ish-kreu i Kadastrës ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim...