Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndalohet përkohësisht tregtimi i bagëtive të imta
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi dje se ka marrë të gjitha masat për monitorimin e shtuar dhe rritjen e kontrollit përgjatë gjithë kufirit të gjelbër të territorit shqiptar për ndalimin e importit të bagëtive të imta nga të gjitha vendet për të cilat ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka urdhëruar ndalim të hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në një njoftim për shtyp, AKU tha se “po inspekton dhe në të gjitha pikat e inspektimit kufitar (PIK) si dhe është në gatishmëri të plotë bashkëpunimi ndër-institucional me Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve,...