No Image Available

‘Ndajini sheshet’/ Manja ironizon përplasjet mes studentëve dhe PD-së

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë protestës së sotme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja ka ironizuar situatën, duke rikujtuar një sugjerim që, sipas tij, ua kishte bërë palëve që më 18 korrik. Ai u propozon protestuesve që të ndajnë hapësirat ku zhvillojnë tubimet, duke sugjeruar që njëra palë të qëndrojë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pala tjetër në bulevard. Ndërkohë, sheshi “Nënë Tereza”, sipas tij, duhet të mbetet zonë neutrale. Manja i ka nxitur palët të zbatojnë këtë propozim, duke ironizuar se përplasjet mes tyre po e kthejnë protestën në një situatë që, sipas tij, po i bën të duken keq para...