Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, ikona e kinematografisë shqiptare

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, ikona e kinematografisë shqiptare

Ka ndërruar jetënë moshën 86 vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno Milkani, përmes rrjeteve sociale, ku shkroi:  "Iku babai, shoku dhe kolegu im." Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si "Ngadhnjim mbi vdekjen", "Çifti i lumtur", "Zonja nga...
Burimi: Syri.net