Ndahet nga jeta Nexhat Xhokli, teatri “Adriana” shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta Nexhat Xhokli, teatri “Adriana” shpreh ngushëllime

Teatri “Adriana” në Ferizaj ka njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre, Nexhat Xhokli. Përmes një mesazhi ngushëllimi, teatri ka vlerësuar kontributin e tij në skenën teatrore, përkushtimin ndaj artit dhe kujtimet e krijuara ndër vite me kolegët. Në këtë mesazh, Teatri “Adriana” u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe gjithë komunitetit artistik. “U prehtë në paqe. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në mesazhin e Teatrit “Adriana”./KultPlus.com