Burimi:
Syri.net

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Mario Vargas Llosa, shkrimtari peruan dhe laureat i çmimit Nobel për Letërsinë
👁8279
Shkrimtari i madh peruan dhe laureati i Nobelit për letërsinë, Mario Vargas Llosa, është ndarë nga jeta të dielën në moshën 89-vjeçare në Lima, i rrethuar nga familja e tij. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të fëmijëve të tij, Álvaro, Gonzalo dhe Morgana, e postuar nga Álvaro në rrjetin X. “Me dhimbje të thellë njoftojmë se babai ynë, Mario Vargas Llosa, ndërroi jetë i qetë sot në Lima, i rrethuar nga familja e tij. Largimi i tij do t’i trishtojë të afërmit, miqtë dhe lexuesit e tij anembanë botës, por shpresojmë që ata të gjejnë ngushëllim, ashtu...