Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori e regjisori elbasanas, Eduart Çala

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori e regjisori elbasanas, Eduart Çala

Ndahet nga jeta aktori e regjisori elbasanas, Eduart Çala. Aktori u shua në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore për qytetin e tij të lindjes dhe për gjithë artdashësit shqiptarë. Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”. Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi. Që në bankat e shkollës së mesme do të shfaqej dashuria e tij për teatrin...
Burimi: Opinion.al