Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti i njohur kosovar IlirOs
26 November, 2026 - 09:29 Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ai ka vdekur të mërkurën, më 25 nëntor, si pasojë e një ataku kardiak. IlirOs ishte një prej emrave të rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës. Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, ndërsa ishte i angazhuar edhe në krijimin e muzikës për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas punës si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues me mendje novatore, vizion të veçantë artistik dhe ide...
Burimi:
kultplus.com