Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademik Luan Omari

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademik Luan Omari

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë se sot u nda nga jeta në moshën 101-vjeçare akademik Luan Omari, anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ish-sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i saj. Me largimin e tij, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar, i cili për shumë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, studimit dhe zhvillimit të së drejtës dhe shkencave juridike në Shqipëri. Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e mendimit juridik shqiptar dhe me përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike e të Shtetit të së Drejtës. Akademik Luan Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë, në një familje me tradita të forta kulturore dhe arsimore. Arsimin e hershëm e kreu në...