Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndahen çmimet e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR
👁8094
Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festivali, ku kryefjalë ishte kinematografia. DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion të dymbëdhjetë, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore. Ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore. Në konkurrim morën pjesë 34 filma nga 20 vende të botës. ’’Edhe ky edicion konfirmoi, se kinemaja serioze mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të eksploruar, ndjerë dhe kuptuar vetveten. Kjo është arsyeja, përse DEA nuk...