Nazim Hikmet: Pse u vonove kaq shumë?
Nazim Hikmet Ditët sa vijnë e bëhen më të shkurtra,shirat janë në udhë e sipër.Dera ime, hapur dykanatash,të priste ty.Pse u vonove kaq shumë?Në sofrën time, speca të gjelbër, kripë, bukë.E piva gjysmën e verësqë mbloja për ty në një kanë,i vetëm,duke të pritur.Pse u vonove kaq shumë?E ja, ndër degë,të ëmbla mjaltë,frutat e arrira.Do të binin në tokë pa u vjelë,nëse ti do vonoheshe edhe pak. Shqipërimi: Rielna Paja ObserverKult ———————————————————————————— Lexo edhe: DRITËRO AGOLLI: NUSJA NGA KOSOVA
Burimi:
kultplus.com