NATO në alarm, Evropa druhet nga lëvizjet hakmarrëse të Trump pas zgjedhjeve
Vendet evropiane anëtare të NATO-s po shqyrtojnë skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të shqetësuara se një humbje e republikanëve mund të sjellë një përshkallëzim të qëndrimeve të presidentit Donald Trump ndaj aleancës. Sipas një raportimi të Politico, i cili citon pesë diplomatë të NATO-s në kushte anonimiteti, në kryeqytetet evropiane ekziston frika se Trump mund të reagojë duke shtuar presionin ndaj aleatëve, nëse demokratët arrijnë të marrin kontrollin e Kongresit. Diplomatët druajnë se kufizimet që mund t’i vendosë Kongresi në politikat e brendshme mund ta shtyjnë presidentin amerikan të përqendrohet më shumë te politika e jashtme, ku kompetencat e tij si komandant i përgjithshëm janë më të gjera. Një nga skenarët që po shqyrtohet është reduktimi i mëtejshëm i...
Burimi:
kohajone.com