Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Nations League/ UEFA ‘mbulon me para’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Gjatë kësaj jave UEFA do të shpërndaje rreth 31.5 milionë euro klubeve që kanë vënë në dispozicion lojtarët e tyre për ndeshjet e Nations League të sezonit 2024/25. Bëhet fjalë për pagesën e parë të parashikuar nga cikli aktual i programit të UEFA, ‘Uefa Club Benefits Programme’, që është konform Memorandumit të Mirëkuptimit mes qeverisë së futbollit evropian dhe EFC(Shoqata e Klubeve). Sipas komunikatës së publikuar, pagesa të tilla janë pjesë e një shifre totale prej 104 milionë eurosh të përcaktuara që të jepen për klubet që kanë lejuar futbollistët me kombëtaret e tyre për Nations League të sezoneve 2024/2025 e 2026/27 si dhe për kualifikueset e Euro 2028. Mekanizmi i shpërndajres së programit mbetet i pandryshuar në krahasim me edicionin e mëparshëm. Ky program...