Burimi:
Syri.net

Natë tensionesh në Greqi, persona të panjohur sulmuan policinë me bomba molotovi dhe gurë
👁10832
Ka qenë një natë tensionesh mbrëmjen e djeshme në Exarchia të Greqisë. Mediat vendase bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë sulmuar para pak mesnatës forcat e policisë. Sipas Policisë greke, grupe personash të panjohur sulmuan forcat e policisë në kryqëzimin Kallidromiou dhe E. Benaki me bomba molotovi dhe gurë, ndërsa policia u përgjigj duke përdorur armë kimike. Të panjohurit i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave, duke i përdorur si barrikada, ndërsa përplasjet me policinë kanë vijuar për rreth një orë. Për shuarjen e flakëve kanë në koshat e mbeturinave dhe makinat janë angazhuar 15 zjarrfikës dhe 7...