“Nata Kulturore Epidamn” nën muret e Kullës Veneciane

“Nata Kulturore Epidamn” nën muret e Kullës Veneciane

“Nata Kulturore Epidamn” rikthehet këtë herë nën muret e Kullës Veneciane në qyteti e Durrësit. Këtë mbrëmje do të ketë projeksione historike mbi muret e kullës Veneciane; performancë live “Ekuilibër” me Hang, didgerido & isopolifoni; solo violonçeli; Quilling art – Kulla Veneciane në letër; “Kronikat e Kullës”- tregime që sjellin në jetë legjendat e Durrësit. “Mos e humb mundësinë të shohësh Kullën Veneciane të shndërrohet në skenë arti!”, thuhet në njoftimin për këtë natë kulturore. Ky aktivitet realizohet nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab dhe Qendra Muzeore Durrës në kuadër të programit “EU4Culture Albania”, financuar nga European Union...