Nata e raketave/ Hakmarret Irani, godet bazat amerikane në Jordani dhe Emirate, përshkallëzohet konflikti
Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar për një seri sulmesh me raketa dhe dronë ndaj bazave ku janë të dislokuara forcat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Teherani pretendon se sulmet kanë shkaktuar “dëme serioze”. Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar sërish gjatë natës, pasi Garda Revolucionare Islamike njoftoi se ka ndërmarrë një operacion të gjerë ushtarak kundër objektivave amerikane në rajon. Sipas deklaratës së Gardës Revolucionare, raketa dhe dronë u përdorën për të goditur bazat Al Azraq dhe King Hussein në Jordani. Teherani pretendon se sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në objektivat e goditura. Irani e ka paraqitur operacionin si kundërpërgjigje ndaj sulmit të mëparshëm amerikan në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit. SHBA kishte goditur atje sisteme iraniane të lëshimit...
Burimi:
ntv.al