Nata e gjashtë e protestave anti-qeveritare në Turqi, Erdogan dënon ‘trazirat e provokimet’

Nata e gjashtë e protestave anti-qeveritare në Turqi, Erdogan dënon ‘trazirat e provokimet’

Protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit para zgjedhjeve presidenciale kanë vijuar mbrëmë për të gjashtën natë, me akuza sundimi autoritar ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit dënonte sot partitë opozitare që sipas tij po provokojnë "një lëvizje dhune” dhe mohon se ndalimi i Ekrem Imamoglu është i motivuar politikisht. Trazirat nisën prej të mërkurës kur kryebashkiaku i Stambolit, rivali kryesor politik i Erdogan, u arrestua me akuza korrupsioni, disa ditë pasi kishte shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale. Erdogan i ka quajtur demonstratat "të liga" dhe fajëson opozitën për "prishje të qetësisë së qytetarëve me provokime". Duke...

Burimi: Joq-albania.com