Nata e dytë e PriFest 18 me “Hanën” e Ujkan Hysajt në Ballkan Competition
Dilara Sollova Në mbrëmjen e dytë të PriFest 18, ekrani mori me vete një histori që nuk kërkon vetëm të tregohet, por edhe të dëgjohet. “Hana”, filmi i regjisorit Ujkan Hysaj, erdhi para publikut të Prishtinës në kuadër të Ballkan Competition, duke sjellë në qendër plagë të mbetura pezull, kujtesën e luftës dhe përpjekjen për ta kthyer dhimbjen në art. Para se të fikeshin dritat e sallës dhe filmi të niste, ekipi realizues u ngjit në skenë. Ishte një çast i shkurtër para një rrëfimi që kishte kërkuar shumë më tepër kohë për t’u bërë realitet. Regjisori Ujkan Hysaj iu drejtua publikut duke folur për një film që, siç tha, kishte jetuar për vite me radhë me ekipin e tij. “Sonte po ia dorëzojmë filmin...
Burimi:
kultplus.com