NASA zbulon ‘ferrin’ 2026/ Europa ‘shkrihet’ nga vala e të nxehtit, rekorde nga Londra në Paris e Romë

NASA zbulon ‘ferrin’ 2026/ Europa ‘shkrihet’ nga vala e të nxehtit, rekorde nga Londra në Paris e Romë

Evropa Perëndimore po përjeton një nga verat më të nxehta dhe më të vështira të dekadave të fundit. Temperaturat ekstreme kanë goditur njëra pas tjetrës vende të ndryshme të kontinentit, ndërsa termometri ka kaluar në disa zona edhe kufirin e 40 gradëve Celsius. Sinjalet e para të një vere të pazakontë u shfaqën që në muajin maj. Temperaturat arritën nivele rekord, duke thyer rekorde të vendosura dekada më parë. Por vala e parë e të nxehtit nuk ishte një episod i izoluar. Nga maji deri në mesin e gushtit, Evropa Perëndimore u përball me pesë valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, ndërsa periudhat ekstreme u shoqëruan jo vetëm me temperatura shumë të larta gjatë ditës, por edhe me net të nxehta, duke i dhënë pak...