Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
NASA njofton largimin e 20% të stafit të saj, rreth 3,870 punonjës pritet të pushohen nga puna
Rreth 20% e fuqisë punëtore të agjencisë kombëtare të aeronautikës dhe hapësirës amerikane do të pushohet nga puna në të ardhmen e afërt, tha një zëdhënës i NASA-s. Rreth 3,870 punonjës pritet të largohen , por ky numër mund të ndryshojë në ditët dhe javët në vijim, sipas të njëjtit burim, i cili tha se numri i punonjësve në agjenci do të reduktohet në rreth 14,000. Nuk u dhanë detaje mbi fushat e ekspertizës së punonjësve që do të largohen. Top Channel