Narkoeuro prek rekord të ri, 91.4 lekë
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm ritmet e rënies vjetore të monedhës europiane. Që prej fillimit të vitit kalendarik, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 5.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 5.7%. Agjentët mendojnë se kursi po vazhdon të bjerë, në inercinë e sezonit veror që ka sjellë flukse të mëdha valutore hyrëse, ndërkohë që kërkesa për valutën europiane paraqitet e dobët. Zhvlerësimi i monedhës europiane duket se ka nisur ta ulë...
Burimi:
syri.net