Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nard Ndoka: Zhgënjimi më i madh ka qenë bashkëpunimi me Bashën, një gjumash funksional
Nard Ndoka, i ftuar në podcastin “Flet” nga Ilnisa Agolli, ndau me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, përfshirë edhe bashkëpunimet që sot i quan të gabuara. Ndoka theksoi se pendesa dhe zhgënjimi më i madh i tij ka qenë bashkëpunimi me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Cila është pendesa jote më e madhe? – Mund të them që pendesa dhe zhgënjimi më i madh, ka qenë bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Zgjohej shumë vonë, një gjumash funksional, por nuk ishte kjo e meta më e madhe e tij. Se gjumi ndonjëherë të ripërtërin, të jep energji, ndërsa tek ai bënte të kundërtën. Ishte një përgjumje e karakterit. U duk sikur ishit në luftë me njëri-tjetrin se kush bën më shumë meme… –...