Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nard Ndoka ikën nga PD, “shpërthen” ndaj Berishës: Flamuri e Jozefina xhelozë ndaj meje, thurën intriga
👁11293
Nard Ndoka TIRANË- Pas humbjes në zgjedhje, Partisë Demokratike i ka ikur një tjetër aleat. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka. Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se pse pas një mbështetje për Sali Berishën, partia e tij nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në. Ai akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën dhe Jozefina Topallin, që sipas kreut të PDK-së, janë shumë xhelozë kundrejt tij dhe se e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme. Nard Ndoka: I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha...