Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

Napoli shpallet Kampion Italie për vitin 2025, titulli i 4-të në histori

Në një mbrëmje elektrizuese në “Stadio Diego Armando Maradona”, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka siguruar titullin kampion të Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të kampionatit. Me këtë sukses, ekipi napolitan mbyll sezonin me një pikë më shumë se ndjekësit e Interit, duke kurorëzuar një edicion të jashtëzakonshëm. Pjesa e parë ishte i dominuar nga Napoli, por portieri Sherri, i zgjedhur titullar nga trajneri Nicola, tregoi aftësi të jashtëzakonshme në portë. Megjithatë, në minutën e 42-të, nuk mundi të ndalë goditjen spektakolare me gjysmë-roveshatë të Scott McTominay, që çoi ekipin vendas në avantazh...
Burimi: Kohajone.com