“Na vodhi databazën dhe e përdor për të joshur demokratët”, Shehaj për akuzat e Berishës: Kur doktori mbeti pa parti e vulë…

“Na vodhi databazën dhe e përdor për të joshur demokratët”, Shehaj për akuzat e Berishës: Kur doktori mbeti pa parti e vulë…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur akuzës së Sali Berishës se ka vjedhur databazën e PD-së, duke deklaruar se databazën që PD përdor sot ia ka dhënë ai. Sipas Shehajt, në çarjen e Partisë Demokratike, kur Lulzim Basha mori vulën e partisë dhe bazën e të dhënave, ishte vetë ai që i dha një databazë Rithemelimit. Kreu i Mundësia shton se me databazën që i ka dhënë, Rithemelimi e ka përdorur për të organizuar Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot. Shehaj shprehet se ai ka ndërtuar kompani nga zero në Shqipëri dhe jashtë pikërisht duke krijuar databaza, platforma dhe duke investuar në teknologji. Reagimin e mbyll duke thënë se: “Besoj se një faleminderit do të kishte...