Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Na qëlluan nga dhjetëra pozicione’/ Rreshteri Rashiti rrëfen se si u vra Bunjaku në Banjskë
👁6374
Gjykimi ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” – ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në shtator të vitit 2023 – po vazhdon sot me seancën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në këtë seancë po dëshmon zyrtari policor në Njësinë për ndërhyrje të shpejtë, Alban Rashiti, i cili ishte plagosur në aksion. “Informatën e parë për një veturë të dyshimta e kemi pranuar në ora 21 dhe informata ka qenë nga dhomat komanduese, një veturë është e parkuar në një livadh dhe ajo informatë është dhënë nga njësia për reagim të shpejtë dhe sipas tyre...