Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Myftiu i Shkodrës kritikon gjuhën e politikanëve: Shmangni fjalorin banal në fushatë!
👁10901
Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale. Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur si Lumo Skëndo, Imam Muhamed Sytari tha se ata që përdorin fjalor banal janë njerëz shpirtligj, të paedukuar dhe pa norma njerëzore. Ai theksoi se ky fjalor po përdoret pikërisht nga ata që kanë në duar fatet e vendit. “Njëri që përdor fjalë të ndyra dhe të liga është një njeri i ligë me zemër të keqe pa dhembshuri ose ka një edukatë harbute, i rritur me njerëz pa arsim dhe pa delikatesë dhe nuk...