Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Nën ritmet e muzikës shqiptare, qytetarët e Vlorës kanë zgjedhur ta kalojnë mbrëmjen e 29 Nëntorit në sheshin ku nisi historia e shtetit shqiptar. Qindra persona i janë bashkuar koncertit festiv në “Sheshin e Flamurit”, duke krijuar një atmosferë të veçantë, pavarësisht temperaturave të ulëta. Artistë të njohur janë ngjitur në skenë për të sjellë muzikë dhe argëtim për të pranishmit, informon A2. Kështu, me këngë dhe festë, Vlora i jep fund dy ditëve të aktiviteteve kushtuar festave të 28 dhe 29 Nëntorit.