Muzika si urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, diskutim për mundësitë e artistëve të rinj
23 November, 2026 - 12:00 Në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri–Kosovë, muzika dhe potenciali i industrisë muzikore në të dy vendet u bënë temë diskutimi në panelin “Muzika si urë bashkëpunimi dhe mundësi zhvillimi”, pjesë e programit Next Generation 2.0. Në panel morën pjesë zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Shqipërisë, Lira Pipa, si dhe Klod Makashi, Alis Kallaci, Skënder Haklaj dhe Troja Bicurri. Diskutimi u përqendrua te mundësitë që ofron skena muzikore në Shqipëri dhe Kosovë, bashkëpunimi ndërmjet artistëve, mbështetja e talenteve të reja dhe zhvillimi i industrisë muzikore si një sektor me potencial për krijimin e mundësive të reja profesionale dhe artistike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të institucioneve kulturore në mbështetjen e krijuesve...
Burimi:
kultplus.com