Muzeu Wilson hap një kapitull të ri pas katër vitesh transformimi
Pas katër vitesh punimesh dhe një projekti të gjerë rinovimi, Muzeu Wilson në Cheltenham të Gloucestershire, në Angli, ka rihapur krahun e tij kryesor për vizitorët, duke sjellë një qasje të re në prezantimin e historisë lokale dhe trashëgimisë kulturore. Muzeu, i themeluar më 1899, ka në koleksionin e tij më shumë se 250 mijë objekte, shumë prej të cilave lidhen me historinë e rajonit. Për shkak të numrit të madh të tyre, ekspozitat nuk do të mbeten të pandryshuara, por do të ndërrohen rregullisht, duke u dhënë mundësi vizitorëve të zbulojnë pjesë të ndryshme të koleksionit. Një element i veçantë i këtij transformimi është përfshirja e publikut në përzgjedhjen e përmbajtjes muzeale. Përmes projektit “BIG Museum Project”, institucioni mori afro 60 mijë përgjigje nga...
Burimi:
kultplus.com