Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Muzeu Kombëtar i Katarit mahnit me dizajnin e tij, frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”
👁5702
Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën, përmbajtjen dhe përvojën që ofron. I projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel dhe i hapur në vitin 2019 nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, muzeu ka një sipërfaqe prej afërsisht 140 mijë metrash katrorë. Muzeu përshtatet me kushtet mjedisore dhe ofron estetikë unike me strukturën e përbërë nga disqe të valëzuara dhe të ndërlidhura, të frymëzuara nga kristalet natyrale të “trëndafilit të shkretëtirës”. – Strukturë moderne që ngrihet rreth pallatit historik Muzeu u ndërtua rreth pallatit historik...