Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, një tempull i artit dhe kujtesës që rrëfen përmes thesareve

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, një tempull i artit dhe kujtesës që rrëfen përmes thesareve

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Shqipëri dhe një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë historiko-artistike. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë vlerësime për këtë muze unik, duke e quajtur një pasuri kombëtare me rëndësi ndërballkanike. I hapur në vitin 1980, muzeu ndodhet në qytetin e Korçës, që njihet si djepi i kulturës shqiptare, dhe strehon një koleksion të jashtëzakonshëm të ikonografisë shqiptare nga shekulli i XIII deri në shekullin XIX. Kjo galeri përfaqëson jo vetëm...
Burimi: Kohajone.com