Murtaja e bagëtive në Gjirokastër/ Sëmundja virale u shfaq në një fermë në Libohovë, karantinohet tufa

Murtaja e bagëtive në Gjirokastër/ Sëmundja virale u shfaq në një fermë në Libohovë, karantinohet tufa

Në qarkun e Gjirokastrës, një ndër territoret më të rëndësishme blegtorale në vend, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Rasti është identifikuar në një fermë në qytetin e Libohovës, ku autoritetet veterinare kanë reaguar duke e izoluar dhe karantinuar tufën. Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar në qark, tha se rasti është zyrtarisht i konfirmuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë. “Ne kemi nga përgjigjet e laboratorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare Tiranë një rast të konfirmuar pozitiv në Bashkinë Libohovë, në qytetin Libohovë. Sapo morëm njoftimin e menjëhershëm, ishte dita e shtunë, ora 16:30, grupi i punës i përbërë nga tre persona shkuam në...