Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Murtaja e bagëtive, Meta: Një katastrofë për blegtorinë, pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë
👁5642
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas përhapjes së murtajës së bagëtive të imta në disa qarqe të vendit, duke e cilësuar situatën si një katastrofë për blegtorinë shqiptare dhe një shembull të papërgjegjshmërisë shtetërore ndaj sektorëve jetikë. Meta vuri theksin te mungesa e vaksinimit, të cilën e konsideroi të pajustifikueshme dhe një krim ekonomik dhe social ndaj fermerëve shqiptarë. Sipas tij, kjo situatë vjen si rezultat i një strategjie të qëllimshme të qeverisë për të shkatërruar blegtorinë dhe për të përkeqësuar gjendjen e fshatit. Ai theksoi se zgjidhja është e thjeshtë dhe e përballueshme financiarisht, por...