Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Murtaja e bagëtive! Konfirmohet vatra e dytë në Korçë, rrezikohen 5000 krerë
FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Një tjetër vatër e murtajës është konfirmuar në qarkun e Korçës. Autoritetet raportojnë se analizat kanë rezultuar pozitive për një nga fermat e fshatit Shkoze në bashkinë e Maliqit, ku 192 krerë do të asgjësohen. Fermeri që zotëron fermën e infektuar tregon se dëmi është kolosal, aq sa i ka ngelur vetëm vetëflijimi në rast se nuk ndihmohet nga shteti. “Do groposen mbi 180. Dëm shumë i madh, nuk llogaritet. Duam pak ndihmë, ne me këto kemi bukën. Vetëm me këtë punë merremi. Në rrugë jam, në borxhe jam. Po nuk dhanë ndihmë, do hap gropën ngjitur për veten time”,...