No Image Available

Muret e pathyeshme të Dubrovnikut

I vendosur përgjatë bregdetit të thyer të Adriatikut, qyteti i rrethuar me mure i Dubrovnikut në Kroaci, ka qenë prej kohësh një qendër kulturore dhe ekonomike në rajon. E megjithatë, ky qytet piktoresk ka përjetuar shumë konflikte dhe luftëra gjatë gjithë historisë së tij. Muret aktuale të Dubrovnikut, datojnë kryesisht rreth shekullit XIV-të, por origjina e tyre është shumë më e vjetër. Besohet se ndërtimi i kalave të para me gurë gëlqerorë përreth qytetit, nisi në Mesjetën e Hershme në fund të shekullit VIII. Nga ai moment e tutje, Muret e Dubrovnikut u shtuan dhe u rindërtuan në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës kur u shfaqën kërcënime të reja. Në shekujt IX dhe X, u ndërtuan mure për të mbrojtur pjesën lindore të...