Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura
Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për parlamentaret e 11 majit. Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, PD thotë se mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. Opozita kërkon nisjen e një hetimi administrativ nga ana e KQZ-së si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi. KQZ i është përgjigjur kërkesës së PD për verifikimin e fletëve të votimit. “Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se : Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve...