Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mungoi në prezantimin e Kodit të ri Penal, Çela publikisht kundër: Veprim i nxituar që mund të minojë drejtësinë
Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Për Report TV, ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“. Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e tij, ndaj mospërfshirjes së komunitetit të magjistratëve në proces. “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi...