“Mungesë transparence dhe llogaridhënieje nga Haga”- Avokati i Popullit në Kosovë prezanton raportin vjetor për Gjykatën Speciale

“Mungesë transparence dhe llogaridhënieje nga Haga”- Avokati i Popullit në Kosovë prezanton raportin vjetor për Gjykatën Speciale

Mungesë transparence dhe llogaridhënie nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Këto ishin dy nga problematikat kryesore të ngritura gjatë prezantimit të raportit të Avokatit të Popullit për Gjykatën Speciale. Në tryezën e diskutimit të mbajtur në Prishtinë, Naim Qelaj tha se Dhomat e Specializuara nuk i janë nënshtruar monitorimit dhe kontrollit demokratik nga institucionet e Republikës së Kosovës, teksa thekson se qëllimi nuk është ndërhyrja në punët e institucioneve të tjera. “Procesi ka filluar në vitin 2023 deri në atë kohë kemi mujt me bisedu vetëm për standardet e përgjithshme duke pa mënyrën se si po funksionin gjykata, por asnjëherë nuk ka qenë qëllimi jone as nuk është as sot që me aktivitetin tone me ndërhy në drejtësi, pra qëllimi ka qenë me...