Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mundësi reale që Shqipëria të jetë pjesë e BE në vitin 2030”, Marta Kos: Po ecën shumë mirë me reformat e integrimit
👁10986
Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për median gjermane WELT, Kos vlerësoi reformat e integrimit të Shqipërisë dhe deklaroi se mundësitë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE në vitin 2030 janë shumë të mëdha. “Mund ta kuptoj shumë mirë zhgënjimin në Ballkanin Perëndimor. Unë vij nga kjo zonë. Po ju paraqes një krahasim. Nëse Ukraina do të duhej të priste aq gjatë sa Maqedonia e Veriut, ne do të fillonim negociatat me Ukrainën në vitin 2045. Dhe kjo nuk mund të ndodhë....