Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mund të transportojë 1.5 ton kokainë, kapet droni nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë se 1.5 ton kokainë dhe me një rreze veprimi deri në 800 milje. Sipas mediave ndërkombëtare kjo është anija e parë e këtij lloji e zbuluar në ujërat kolumbiane. Nëndetësja me madhësinë e një varke ishte e pajisur me antena, një modem Starlink për komunikime satelitore dhe kamera të brendshme dhe të jashtme për telekomandë. Ajo nuk mbante drogë kur u kap më 1 prill pranë Parkut Tayrona në Karaibet kolumbiane, megjithëse Marina Kolumbiane njoftoi lajmin vetëm sot. Përdorimi në...