“Mund të kishte qenë më keq”, Courtois paralajmëron Real-in pas fitores me PSV-në

“Mund të kishte qenë më keq”, Courtois paralajmëron Real-in pas fitores me PSV-në

Portieri i Real Madrid-it, Thibaut Courtois, u ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës të qëndrojnë me këmbë në tokë pas fitores 5-1 ndaj PSV Eindhovenit në Champions League, të martën mbrëma. Pavarësisht rezultatit përfundimtar bindës, portieri belg theksoi paraqitjen e dobët në pjesën e parë, e cila për pak sa nuk e çoi gjigantin spanjoll në një disavantazh të thellë. Duke folur për “Ziggo Sport” menjëherë pas vërshëllimës së fundit, Courtois foli për sfidën e ardhshme kundër “Topçinjve” (Arsenalit), duke vënë në dukje një mangësi të përsëritur në mentalitetin e Madridit. “Tani na pret ndeshja kundër Arsenalit, e cila është një sfidë e vështirë. Nëse fitojmë atje, jemi pothuajse të sigurt se do ta mbyllim në mesin e tetë ekipeve më të mira. Është...