Calafiori: “Kam patur makthe për atë ndeshje dhe fjalët e Mourinho-s”
Riccardo Calafiori, i cili luan për Arsenalin dhe kombëtaren italiane, foli për revistën GQ Italia duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij – duke filluar nga dëmtimi i rëndë në gju që pësoi kur ishte ende një talent premtues te skuadra e të rinjve të Roma-s: “Ishte një moment vendimtar në karrierën dhe jetën time. Kur kthehem pas, e shoh vetëm si diçka pozitive. Isha në gjendje shoku, ndërsa familja ime ishte edhe më e tronditur se unë”. Periudha te Roma Gjatë rikuperimit, një “mik i veçantë”, Daniele De Rossi, e ndihmoi shumë: “U afruam shumë gjatë periudhës sime të rehabilitimit; ai vinte të më merrte në shtëpi dhe më çonte në stërvitje. E kam falënderuar një mijë herë, por nuk do të lodhem kurrë së...
Burimi:
telesport.al