Muhaxhirët e harruar dhe projektet për “Serbinë e pastër”

Muhaxhirët e harruar dhe projektet për “Serbinë e pastër”

Në një ditë të ftohtë të dhjetorit 1877, Abdurrahimi po ia shpaloste Ibrahimit ëndrrat, teksa njomakët po kënaqeshin në oborrin e zbardhur nga dëbora në fshatin Mehane të Prokuples. Ibrahimi po habitej me dëshirën e vëllait për “shtëpi më të madhe se të babës”, shkruan sot Koha Ditore.Por thirrja “Ibrahim” e motrës Ajnishahe do t’ua këpuste lojën e bashkëbisedimin për të ardhmen.“Deri nesër në drekë asnjë të gjallë nuk e duam këtu, kah të doni shkoni!” – po ua përcillte Ajnishahja fjalëpërfjalshëm ultimatumin e liderit me grada të një grupi serbësh të uniformuar e me pushkë e bajoneta. “Provoni po të doni! Rrini” – ishte larguar kërcënueshëm prijësi i serbëve. Atë natë baba Kajtazi dhe e zonja e shtëpisë s’e bënë një sy gjumë. Të...