Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Muçi: Prindërit e kandidatëve të Lëvizja Bashkë janë kërcënuar!
👁13775
Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se prindërit e shumë prej kandidatëve janë kërcënuar. Ai u shpreh se në terren, shumë persona i mbështesnin, por iu kanë thënë se nuk dalin dot publikisht për t’i mbështetur. Pjesë nga biseda: Muçi: Kemi pasur raste që prindërit e kandidatëve tanë janë kërcënuar. Kemi pasur persona që thonin ‘jemi me ju, por nuk dalim dot hapur’.” Borakaj: I keni denoncuar? Muçi: Jo, duhet të kesh prova. S’mund të thuash vetëm me fjalë. /vizionplus.tv