Muçi përplaset me mazhorancën: Parti hajdutësh, sulltani do t’ju bëjë kurban të gjithëve
Deputeti i partisë Lëvizja Bashkë, Redi Muçi ka folur me tone të larta nga foltorja e Parlamentit, teksa hodhi akuza të rënda drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të mazhorancës socialiste. Muçi listoi skandalet e fundit që kanë përfshirë kupolën e sigurisë dhe të administratës publike, duke ironizuar alibinë e kryeministrit se zyrtarët e korruptuar kanë ngrënë “kumbulla dhe dardha” pas shpinës së tij. Sipas deputetit, institucionet kryesore të shtetit, përfshirë SHISH, AKSHI-n dhe Policinë e Shtetit, janë dorëzuar në duart e krimit të organizuar, ndërsa kryeministrin e cilësoi si një “Sulltan” që mendon vetëm për interesat e veta dhe është i gatshëm të sakrifikojë bashkëpunëtorët e tij. “Ky parlament nuk i hoqi imunitetin ish-zv.kryeministres kur nisi hetimi për tunelin në Llogara, vilën në Llogara...
Burimi:
ntv.al