Mourinho paralajmëron Vinicius: Kur marr vendimet, Real Madridi qëndron mbi çdo lojtar

Mourinho paralajmëron Vinicius: Kur marr vendimet, Real Madridi qëndron mbi çdo lojtar

6 Nëntor 2026 13:01 Alfred Lleshi Reali i Madridit përgatitet për transfertën ndaj Valencias, të shtunën në mbrëmje, në “Mestalla”. Vinicius Junior nuk do të jetë ende i disponueshëm në kampionat, pasi i ka mbetur edhe një ndeshje pezullim për ta shlyer, ndonëse mund të luajë në Champions League. Trajneri José Mourinho paralajmëroi se braziliani nuk e ka të garantuar vendin në formacion: “Për mua, gjëja më e rëndësishme është skuadra. Nuk kam dashur kurrë ta dëmtoj atë për të favorizuar një lojtar. Kur Vinicius të jetë sërish i disponueshëm, do të vlerësoj mënyrën si do ta menaxhoj. Nuk mendoj vetëm për ndeshjen e radhës, por edhe për kundërshtarët dhe kalendarin”. Ai shtoi: “Besoj te potenciali i vërtetë i lojtarëve. Vinicius i sezonit të kaluar...